Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier -Levan në vendin e quajtur “Kthesa e liqenit”, ku një automjet tip “Volsvagen” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfumduar në kanal.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie dhe autoambulanca, që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në spitalin rajonl të Fierit.

I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën .Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.