Argita Malltezi është e ftuar në një program televiziv, ku po flitet për akuzën e SPAK ndaj të atit, Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Ajo e mbrojti vendimin e ish-kryeministrit për të mos shkuar në gjykatë, çka solli më pas izolimin e tij në shtëpi në masën arrest shtëpie.
Malltezi tha se sot kishte regjistruar një regjistrim penal ndaj prokurorëve Millonai dhe Kraja e gjyqtares Olldashi për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.
“Kam provuar se sa të drejtë ka patur babai për vendimin që ka marrë. Sot kam regjistruar një kallëzim penal ndaj Millonait, Krajës dhe Olldashit, për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”- tha Malltezi.