Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto teksa shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij Linda, Presidentin Amerikan Joe Biden dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Jill.
“Foto e ditës”, është diçitura që Rama ka zgjedhur për ta shoqëruar këtë foto.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve kreu i ekzekutivit ka qenë në New York ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit për të Ardhmen. Më herët Rama është takuar me disa prej liderëve botërorë, si Presidentin turk, Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilin ka zhvilluar dhe diskutime për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR.
Sipas Ramës, kjo e fundit do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.