Një 42-vjeçare në Turqi i ka habitur të gjithë me mënyrën e pazakontë që vendosi të festonte për divorcin e saj.

Çilem Ulkerler nga Adanaja pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë me daulle në lagje, ku mblodhi shoqërinë për të gëzuar këtë moment.

Mirëpo, kjo habiti banorët e tjerë si edhe vetë daullexhiun i cili tha se ishte hera e parë që e thërrisnin në një festë divorci.

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit.