Kryetari i Grupit të PD-së, Gazmend Bardhi ka konfirmuar se deputeti Ervin Salianji do të dorëzohet në Policinë e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, ai lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me shumicën socialiste, në Kuvend.
“Qëndrimi i Grupit të PD-së është që ndaj kësaj padrejtësia nuk duhet të nënshtrohemi, qëndrimi unanim i të gjithë lolegëve është kërkesa drejtuar Salianjit të kops e zbatojë vendimin politik të Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarë.
Vendimi unanim ka qenë se është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjeroj ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.
Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimin jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.
Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj.
Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita.
Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të patur asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik”, tha Bardhi.