Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim dy persona, bashkëpunëtorë në një rrjet të trafikut të drogës në dy shtete të Evropës, Gjermanisë dhe Zvicrës.
M;sohet se bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror i cili kishte rolin e rekrutimit të personave të tjerë në rrjetin e trafikut.
Ndërkohë nga të dhënat paraprake mësohet se Prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie ka nisur hetimet për për bashkëpunëtorët në vendin tonë.





