Juventusi iu rikthye fitoreve në Serie A duke mposhtur Genoan 3-0 në heshtjen e stadiumit “Luigi Ferraris” në një ndeshje të luajtur me dyer të mbyllura.
Me këtë sukses bardhezinjtë zënë vendin e parë në kampionat, ndërsa presin përgjigjet nga Napoli dhe Torino.
Pas një pjese të parë të bllokuar dhe pa mundësi shënimi, bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 48-të me Vlahovic.
Juve fitoi penallti, pas një prekje me dorë në zonë nga De Winter dhe nga një 11-m serbi nuk fali duke tundur rrjetën.
Nëntë minuta më pas Vlahovic shënoi sërish me një diagonale fituese që e mbylli herët ndeshjen.
Për Vlahovic, ky ishte goli i katërt në gjashtë ndeshje në këtë sezon të Serie A.
Më pas pati kohë edhe për Conceiçao, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 89’.