Zbardhet identiteti i tre të rinjve që ranë në prangat e policisë së Durrësit pasi iu merrnin para turistëve përmes mashtrimit me lojërat me letra.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit Bruxhino Murati  28 vjeç, Albi Xhixha 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho 19 vjeç, banues në Skrapar.

Policia njoftoi më herët se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.  

Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit Albi Xhixha iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.