Pas zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares britanike, Caroline nga bashkëshorti grek, Babis Anagnostopulos, për vogëlushen e tyre Lidia, 11-muajshe do të hapet një proces gjyqësor, për të mësuar se kush do të përfitojë kujdestarinë e saj, gjyshërit nga ana e mamasë, apo ato nga ana e babait.
Prindërit e pilotit, kanë shprehur të gjithë gatishmërinë e tyre për të rritur të mbesën, e kjo gjë, nuk është përjashtuar nga prindërit e vajzës. Edhe pse ato ndihen shumë keq për ngjarjen e rëndë, mund të kërkojnë kujdes të përbashkët për foshnjën, në mënyrë që vogëlushja të mos humbasë edhe gjyshërit, pas humbjes së prindërve.
Marrëdhënia e dy familjeve ka qenë tejet e mirë, para se të zbulohej e gjitha, shkruajnë mediat greke. Madje edhe tanimë, kur e gjitha është zbuluar, vëllai i Babis, Fotis, është gjendur pranë familjes së Caroline, për t’i ngushëlluar.
Mamaja dhe babai i Caroline, përpos gjithçkaje që ndodhi, ruajnë një respekt reciprok për njëri-tjetrin dhe këtë marrëdhënie do të vazhdojnë përsëri, pasi në mes është mbesa e tyre Lidia, shkruajnë mediat.





