Ish-i dërguari i ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka uruar serbët për Vidodvanin, që lidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
Në një postim në Twitter, Grenell shkroi dje se është festë për dëshmorët serbë, pasi në këtë ditë në vitin 1389 filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë.
“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët.”





