Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën thirrje për platformën “deputeti që duam”, që çdo kandidat brenda apo jashtë vendin të bëhet pjesë. 

“Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030”, ka shkruar Rama.