Kreu i PD, Sali Berisha thotë se akti për t’i hequr mandatin deputetit Ervin Salianji është antikushtetues.
Përmes një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste.
Përsa i përket aksionit të djeshëm të opozitës, ai theksoi se deputetët e PD-së nuk kanë frikë edhe sikur Enver Hoxha të cohet nga varri.
”Sot jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Ramës, i cili me zëdhënësen e tij që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e komisionit të mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues dhe antiligjore vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit, Edi Ramës për burgosjen e deputetit, Ervin Salianji, nënkryetari të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së Parlamentit shqiptar.
Ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës, të babait të tij xhelat, Kristaq Rama që urdhëronte në 10 gusht 1988 varjen në litar të disitentit Havzi Nela.
Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e kushtetutës dhe parlamentit.
Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij, bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës.
I them këtej dhe Ramës që edhe Enveri të ngrihet nga vari, deputetët e opozitës nuk tremben për ta çuar deri në fund betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë.
I them këtij banditi të shndërruar në ministër, çlirohu nga inspirimet e diktaturës më satanik që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha.