Ilir Proda është ëmëruar si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme (2 Shtator).
“Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.
Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha.