Matjus Nunes, futbollisti portugez që startoi në fitoren 0-4 të Mançester Siti kundër Slovan Bratislava në Ligën e Kampioneve, u arrestua  në klubin e natës La Riviera në Madrid pasi i vodhi telefoni i një personi që bëri një foto në banjë.

Gazeta ‘El Mundo’ raporton se incidenti ka ndodhur më datën 8 shtator. Sipas medias spanjolle, “agjentët e çuan futbollistin në komisariatin e Arganzuelas ku u mor një deklaratë për një krim të dyshuar vjedhjeje, siç konfirmohet nga selia e policisë së Madridit. Disa orë më vonë mesfushori u la i lirë në pritje të gjykimit.”

Portugezi, kandidati për ‘Rodrin e ri’ për Mançester Sitin e Pep Guardiolës, është një futbollist për të cilin Siti pagoi 62 milionë për Volverhempton në vitin 2023.“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha Guardiola referuar Matjus Nunes.

Lojtari lindi në Rio de Janeiro (Brazil) më 27 gusht 1998 dhe në moshën 12 vjeçare u transferua në Ericeira në Portugali.“Jam rritur pa baba, kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë. Nuk e mendoja se do të isha lojtar… Kur punonja në pastiçeri fillova të marr përgjegjësi sepse ka rregulla për të ndiqni”, ka shpjeguar ai në një intervistë që ka dhënë për ‘Record’.