Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Zyra e Kryeministrisë tha se Rama  pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

“Kryeministri Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.  Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, tha zyra e Kryeministrit.