Prokuroria në Greqi i ka hequr kujdestarinë e vajzës 11-muajshe pilotit grek Babis Anagnostopoulos.
Për 30 ditë vajza do të jetojë me familjen e viktimës, Caroline Crouch në ishullin Alonissos.
Nga ana tjetër nuk duhet të humbasë kontaktet me gjyshërit në Athinë, prindërit e Babis Anagnostopoulos.
Gjithsesi vendimin final do e marrë Gjykata muajin tjetër, por deri tani duket se familja Crouch e ka fituar betejën ndërsa ajo Anagnostopoulos kërkon kujdestari të përbashkët.





