Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.6 vite burg të Alda Klosit. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.8 vite burg.
Apeli gjithashtu la në fuqi dënimin e pastrueses se Klosit, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djalit të saj Havier Dobi me 3 vite burg.
Arrestimi i ish-zyrtares së lartë erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj të kryer në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë. Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e kaluar policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.