Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Korçë-Pogradec”.

Uniformat blu bëjnë me dije se një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të.

“Rreth orës 13:15, në aksin “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.