Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Republikanë për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.
Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në SHBA ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar atje dhe krahas kësaj ka patur takime edhe me faktorë të rëndësishëm të Partisë Republikane si senatorë e kongresmenë dhe së fundi ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin e njëkohësisht kandidatin republikan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha.
Mësohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.