29-vjeçari Enea Themollari humbi jetën sot, pas tre muajsh në gjendje të rëndë, nga tritoli që shpërtheu në derën e banesës së tij.

Tritoli ishte vendosur pranë shtëpisë  ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin.

Fqinjët e përshkruajnë 29-vjeçarin si një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.

“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha fqinji.