Opozita ka thirrur një protestë pasditen e 7 tetorit, e cila sipas organizatorëve, pritet të jetë e ndryshme nga tubimet që janë zhvilluar deri më sot.
Në një nga fletëpalosjet që është shpërndarë te strukturat dhe anëtarët e opozitës thuhet “Mospajtimi me të keqen nis në orën 18 :00 te Kryeministria”.
Protestuesit pasi të mblidhen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të shpërndahen më pas në rrugët e Tiranës, pikat kryesore, duke synuar në këtë mënyrë një bllokim të kryeqytetit.
Ende nuk dihet zyrtarisht se ku do të përqëndrohen grupet e protestuesve, por do të synohen kryesisht ato zona që do të shkaktojnë edhe më shumë probleme dhe paralizim të jetës në Tiranë.