Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njofto se Shqipëria është në luftë kundër kërcënimeve kibernetike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku shkruan se Shqipëria po udhëheq një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

“Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike!

Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

Shtëpia e Bardhë e thekson: “Ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme.”

Me këtë nismë, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale”
, shkruan Balluku.