Dhjetëra persona, mes të cilëve fëmijë u vranë pasi një bandë e armatosur sulmoi në një qytet të vogël në Haiti.
Shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi anëtarët e bandës Gran Grif qëlluan nëpër rrugët e Pont-Sondé, rreth 71 km në veri-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.
Këto pamje të shpërndara në rrjet, tregojnë grupe njerëzish që largohen me sa të munden nga zona.
Një prokuror e përshkroi sulmin si “një masakër”, raporton “Associated Press”.
Mediat lokale raportojnë për deri në 50 viktima, ndërsa një grup i të drejtave të njeriut në Haiti konfirmoi se janë mbi 20 por pa arritur të konfirmojnë një bilanc të saktë.
Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Haitit, ndërsa një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia lufton me ta nga qershori.
Gran Grif thuhet se është një nga bandat më të dhunshme të Haitit. Në janar të vitit 2023 anëtarët e saj u akuzuan për sulmin ndaj një rajoni policie ku vranë disa agjente.
Banda ka rreth 100 anëtarë dhe është akuzuar për krime duke përfshirë vrasje, përdhunim, grabitje dhe rrëmbime, sipas një raporti të OKB-së.
Si themeluesi dhe udhëheqësi aktual i saj janë të sanksinuar nga SHBA.
Kryeministri Garry Conille është zotuar se do të godasë bandat, me OKB që thotë se nevojitet një “përdorim i fuqishëm i forcës”.