Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binajn.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se Administrata Tatimore ka nevojë për një qasje të re menaxheriale, veçanërisht në kuadër të proceseve integruese.
Prioritet i punës do të jetë cilësia e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, por edhe garantimi i zbatimit me sukses i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027.