Kryeministri Edi Rama thotë se ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030. Përmes një postimi në rrjetete sociale kreu i qeverisë sjell me foto organizimet dhe mbledhjet e përfaqësuesve të qeverive në qarqe të ndryshme të vendit.
Rama thekson se angazhimi kapilar në çdo qark të vendit dhe komunikimi me njerëz brenda e jashtë partisë çon Partinë Socialiste drejt rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030.
“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030 për #SHQIPËRINË2030”, shkruan Kryeministri.