Një sulm i armatosur ka ndodhur në stacionin qendror të autobusëve në Beer Sheva, Izrael. Sulmi është cilësuar nga autoritetet si terrorist.

Mediat e huaja raportojnë se një grua 25-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tre në gjendje të rëndë, dhe pesë janë në gjendje më të lehtë, të gjithë janë transportuar në spital.

Autori i sulmit u neutralizua nga forcat e sigurisë, të cilat e qëlluan dhe e vranë. Ky incident ndodhi pak ditë pas një sulmi tjetër në Tel Aviv, ku humbën jetën shtatë persona, për të cilin Hamasi mori përgjegjësinë.