Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë, kur bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë.
Ajo tregon se një ditë para ngjarjes së rendë, çifti kishin rënë dakord në lidhje me divorcin, por një ditë më pas ish bashkëshorti e kishte pritur jashtë ambienteve të punës dhe në momentin që Melisa ka dalë ai e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vendosur flakë.
Sipas saj, kulmi i konfliktit ka qenë në momentin që ka mësuar se burri i saj kishte marrë para borxh në lagje, sipas saj për të konsumuar lëndë narkotike dhe për këtë arsye u ishte shkatërruar edhe biznesi që kishin, një lokal.
“Unë dhe bashkëshorti prej kohësh kishim probleme, na ka shkatërruar edhe biznesin që kishim, një lokal.
Unë mora vesh se ai kishte marrë lek në lagje borxh për të pirë lëndë narkotike, ai ka ardhur edhe në spital ka mashtruar është prezantuar edhe si vëllai im vetëm për t’u futur në spital.
Ne një ditë para ngjarjes u takuam dhe pimë kafe bashkë, folëm dhe ramë dakord për divorcin unë u ktheva te prindërit dhe kisha nisur punë.
Pastaj ditën tjetër, ai kishte ardhur jashtë te puna ime sapo dola unë ai më pa erdhi më leu me benzinë dhe më pas më vuri flakën.”