Jofiel Koço është 53-vjecari që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve nga policia 53-vjeçari është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte dhe më pas është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

53-vjeçari njihej si astrolog i cili ftohej nëpër emisione për të interpretuar yjet. Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje apo motivi që e ka çuar 53-vjecarin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

Policia është duke hetuar mbi rastin dhe duke marrë dëshmi. Mësohet se 53-vjecari ishte babai i 2 fëmijëve, por jetonte vetëm.