Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme. Me anë të një njoftimi për mediat, Partia e Lirisë bën me dije se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.
“Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t’iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë”, njofton Partia e Lirisë.
Lidhur me tubimin që është planifikuar të zgjasë 4 orë, sipas lejes së marrë nga Partia Demokratike, Policia e Shtetit ka publikuar edhe një plan masash. Bëhet me dije se rreth 1500 forca policie do të jenë në terre, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA