Janë mbledhur edhe protestuesit e parë përpara Kryeministrisë. Ndërsa, një pjesë tjetër e protestuesve janë ende në selinë e PD-së, teksa po presin që të dalin deputetët demokratë.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë në tubimin e sotëm. Mirëpo, nuk përjashtohet as skenari i përplasjes së protestuesve me policinë.
Ndërkohë një pjesë e qytetarëve kanë ndaluar edhe qarkullimin për pak minuta para bashkisë së Tiranës, më pas për t’i lënë të lirë automjetet.
Nuk dihet nëse ky do të jetë skenari i opozitës sot, pra ndalimi i qarkullimit në disa akse rrugore të Tiranës, pasi protesta nuk do të ketë fjalime si herët e tjera.