Ish-deputeti Klevis Balliu nuk është ndjerë mirë gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës.
Forcat e policisë kanë hedhur një sasi gazi lotsjellës në zonë, çka ka sjellë probleme me frymëmarrjen për shumë protestues, ndër ta edhe deputetët e PD-së.
Një ambulancë raportohet se është nisur në ndihmë të Balliut, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.Protestuesit janë shpërndarë për disa momente, e tashmë vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë si te Bashkia, Ministria e Brendshme, por edhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri te Kryeministria.