Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kolonjë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Leskovik, ku viktima ka kryer vetëvrasje.
Ka qenë telefonata e një banori që ka lajmëruar policinë e Kolonjës, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje lidhur me rastin.
Deri më tani nuk dihen arsyet, pritet që të merren në pyetje familjarë për të zbardhur rrethanat.