Punonjësit e Shërbimit Komunal në Durrës gjatë orëve të natës kanë vijuar larjen e rrugëve dhe pastrimin e koshave të plehrave në qytet.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan se përveç shesheve, rrugëve dhe hapësirave publike në qendër pastrimi vijon edhe nëpër lagjet e qytetit si dhe përgjatë vijës bregdetare.
“Punojmë pa pushim 24 orë në terren në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.”-shkruan Sako.
POSTIMI I PLOTË:
Vazhdojmë punën për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe pastrimin e përditshëm të qytetit. Larja e rrugëve dhe trotuareve, kryhet gjatë orëve të natës.
Përveç shesheve, rrugëve dhe hapësirave publike në qendër puna vijon edhe nëpër lagjet e qytetit si dhe përgjatë vijës bregdetare.
Punojmë pa pushim 24 orë në terren në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.





