Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica në “Breaking” në Top News shpjegoi arsyet përse nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Ai u shpreh se morën ftesë, por Kryesia e KMSH-së vendosi që të përfaqësohej vetëm nga myftiu i Tiranës.
Nënkryetari i KMSH, Taulant Bica: Ishte një finalizim dhe kurorëzim i ditës së sotme. Ftesa që komuniteti mysliman shqiptar të vinte duhej të ishte nga shteti shqiptar dhe ashtu ndodhi. Patjetër erdhi. KMSH u ftua nga pala e drejtuesve shqiptarë. Sipas vendimit që kryesia mori duke vlerësuar ftesën e cila erdhi është gjykuiar që të jetë prezent Myftiu i Tiranës, është më e natyrshme dhe më e pritura që përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë.
Por nuk ishte ky rasti për rëndësinë, po ndërhyn politika në çështje fetare?
Bica: Politika nuk hyn në çështje fetare, ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë …
Përse e morët këtë vendim që të përfaqësoheni vetëm me myftiun?
Bica: Ky është një vendim që i takon Kryesisë, ftesa iu drejtua KMSH dhe kryesia gjykon që të përfaqësohet me myftiun, nuk ka nevojë për gjykime të mëtejshme. E rëndësishme është që kjo xhami të hapej dhe t’i fitohej besimtarëve një moment e më parë për t’i dhënë një zgjidhje situatës dhe për të treguar që KMSH ka qenë i hapur që kjo xhami t’i jepej sa më parë shqiptarëve, gjykohet në të mirë të të gjitha palëve nuk kemi pse të bëhemi pengesë mjafton që puna të ecë përpara.