Gazetari Ilir Babaramo, pjesë e panelit të Top Story komentoi vizitën e presidentit turk Recep Taypp Erdogan në Tiranë.
Ai u shpreh se ishte një vizitë ndryshe, në krahasim me vitet e kaluara kur një president turk vizitonte Shqipërinë.
“Nëse gjatë viteve të kaluara takimet me presidentin ishin si takimet e një vilajeti me sulltanin, këtu qëndrimi i Ramës ishte si drejtuesi i një shteti sovran.
Erdogan trajtoi elementë osmanë në strukturën e xhamisë la idenë e ringirtjes së perandorisë osmane.
Kur vinte një president turk nga ambientet e Presidencës hiqej busti i Gjergj Kastriotit, këmbëngulja e Ramës për të thënë që shiko se jemi vend i Gjergj Kastriotit dhe vendi i Ismail Qemalit që shpalli të pavarur Shqipërinë, qëndrimi i ndryshëm që patën për konfliktin në Lindjen e Mesme. Qëndrimi ndryshe që mbajti duhet përshëndetur.”– tha ai.