Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin 55-vjeçar, Sulo Pajo, i cili më 26 qershor u kap me 17 kg heroinë në kamion.

Kamioni me targa shqiptare u ndalua fillimisht në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi dyshohej se kishte mall të paligjshëm, ndërsa më pas u nis drejt portit të Durrësit për skanim më të specializuar.

Policia njoftoi më herët se nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion kishte të fshehur rreth 17 kilograme lëndë narkotike të dyshuar heroinë.