Shtëpia e gazetarit grek, Ioannis Pretenderis është sulmuar këtë të mërkurë me bombol gazi.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe qeveria greke duke e quajtur sulmin ndaj gazetarëve si armiq të demokracisë.
“Liria e fjalës dhe pluralizmi janë elementë thelbësorë të një demokracie. Sulmi ndaj gazetarëve është sulm i armiqve të demokracisë”, tha zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit të mërkurën në Athinë nuk pati njerëz të lënduar, vetëm u dëmtuan dy mjete të parkuara.





