Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e 25-vjeçarit Admir Tutaj për masë më të butë sigurie se “arrest në burg”. 

Gjyqtarja Saida Dollani në seancën e kësaj të premteje vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. 

Admir Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri në datë 19 shtator të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale 

GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

25-vjeçari u shpall në kërkim në muajin prill të vitit 2023, pas një operacioni të policisë së shtetit në portin e Durrësit.