Xhamia e Namazgjasë u inaugurua të enjten e 10 tetorit, në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Myftiu i xhamisë, Gazment Bilal Teqja rrëfeu për “Shqipëria Live” takimin me presidentin turk dhe dhuratën që ai bëri për xhaminë.
“Si do të funksionojë? Ka anëtarë të bordit që janë përfaqësues nga Turqia dhe na mbështesin me eksperiencën e tyre, sepse ata kanë më shumë eksperiencë. Ndërsa vendimmarrja është shqiptare.
Mesazhi i Erdoganit? Më uroi dhe më përshëndeti për këtë punë. Më tha: ‘Kam besim që do e bësh në mënyrën më të mirë’. Madje dhuroi dhe një Kuran që ishte me kaligrafi, historik. E kemi çuar në ambientet e poshtme të xhamisë. E la dhuratë për xhaminë dhe imamin. Zoti ia shpërbleftë presidentit të Turqisë, i cili e ka ndjekur me shumë kujdes këtë çështje, por edhe popullin turk që kanë kontribuar, sepse këto janë donacione të popullit turk. Gjithashtu edhe shtetin shqiptar sepse edhe ata kanë kontribut. Ndërsa pjesa më e madhe e tokës ka qenë e Komunitetit Mysliman.Ambientet e brendshme mbajnë 5000 besimtarë për t’u falur, bashkë me oborrin arrin dhe 8000 kapaciteti. Por shifrat e faljes së Bajramit janë disa herë më shumë se kaq. Zoti na ndihmoftë“,- tha ai.