Pas kërkesës së shumë qytetarëve që na kanë shkruar në rrjete sociale “DurrësLajm” po publikon listat e familjeve përfituese nga programi i proçesit të rindërtimit, të miratuara në mbledhjen e së hënës së Këshillit Bashkiak. 

Më poshtë do të gjeni listën e përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.3,5,7, rruga “Bashkimi”,pallati nr.1, rruga “Demokracia”, pallati nr.2/1, rruga “Progresit”, pallati nr.6, rruga “Mileniumi” dhe pallati nr.4, rruga “Minierës”, në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.