Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit, jashtë të cilit u vra Egli Proga.

Ditën e sotme gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.

Proga u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në qytetin e Pogradecit.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është: “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku Leonidha Guçe, Arjan Manellari.