Rreth dy muaj pas ardhjes së tij në jetë, Patris Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale një video me të birin, Zen. Patrisi postoi në Instastory një video ku shihet se është pranë të voglit, duke ëmbëlsuar gjithë ndjekësit. Thjesht “Zen” ka shkruar ai krah videos, teksa nuk dihet nëse është takimi i tij i parë me të birin, por deri tani nuk ka publikuar asnjë video a foto me të.

Në rrjet ka nisur të aludohet se ai mund të ketë rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren, pasi duke marrë parasysh faktin se Zen është shumë i vogël takimi mes tyre nuk mund të ketë ndodhur pa praninë e saj. Tuna solli në jetë Zen në muajin maj, pasi e mbajti shtatzëninë sekret për muaj me radhë. Gjatë kësaj dite, Patris nuk ka qenë pranë saj, të paktën kështu u kuptua në rrjetet sociale, e kjo pas ndarjes së tyre për të cilën thuhet se nuk ka qenë aspak miqësore.

Ndërkohë, një veprim goxha të papritur ndërmori Tuna disa javë pas ardhjes së tij në jetë. Ajo i hapi Zen një llogari në Instagram duke i vendosur mbiemrin e saj, veprim që e kishte bërë edhe me Tianin. Kjo nxiti edhe më shumë spekulimet rreth raportit të saj dhe Patris. Mirëpo, pas videos së sotme, gjërat mes tyre mund të jenë përmirësuar. Vlen të përmendet se nuk dihet shkaku pse ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre teksa asnjëri prej dyshes nuk ka folur asnjëherë rreth kësaj.