Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve?! Epo me sa duket, forma, madhësia, dhe vijat në duart tuaja tregojnë fakte rreth personalitetit tuaj. Leximi i duarve ka nisur në Indi, ndërsa tani është përhapur edhe në shumë vende të tjera të botës. Interesant, është fakti se vijat në duart tuaja ndryshojnë, duke fituar kështu një kuptim të ri.

Forma e dorës
Njësoj si horoskopi, i cili lidhet me katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) ashtu edhe format e dorës zbulojnë tipare nga personaliteti juaj, në bazë të këtyre elementeve.

Zjarri
Nëse ju keni elementin e zjarrit, pëllëmba juaj është më e gjatë e në formë drejtkëndore, ndërsa gishtat tuaj të vegjël, kanë distancë nga ato më të mëdhenj. Gjithashtu, ju pëlqejnë aventurat, ndiqni instiktin, dhe dini të jeni lider. Ndërkohë, ju humbet durimi shumë shpejt.

Toka
Nëse ju keni elementin e tokës, pëllëmba juaj është e rrumbullakët dhe keni gishta të shkurtër. Ju pëlqen të jeni realist dhe praktikë. Për më tepër, ju jeni të përgjegjshëm dhe puntorë. Ju pëlqejnë lidhjet e gjata dhe dini si t’i mbani ato. Jeni këmbëngulës dhe sensual.

Ajri
Nëse ju keni elementin e ajrit, ju keni pëllëmbë rrumbullake ose drejtkëndore dhe keni gishta shumë të gjatë. Pika juaj e fortë është zgjuarsia dhe analiza e përkryer e gjithçkaje. Ju dini të gjeni zgjidhje për çdo problem, pasi ju nuk veproni me zemër por me mendje.

Uji
Nëse ju keni elementin e ujit, pëllëmba juaj është ovale dhe keni gishta të gjatë e të hollë. Pika juaj e fortë është kreativiteti dhe imagjinata. Gjithashtu, ju jeni shumë emocionalë, dhe dini si të ndërtoni marrëdhënië të shëndëtshme me njerëzit që ju rrethojnë. Megjithatë, emocionet e tepërta jo gjithnjë ju çojnë drejt vendimeve të duhura, e kjo është arsyeja që mund t’ju kapë stresi e paniku.

Lexojini me vëmendje karakteristikat e mësipërme, në mënyrë që herën e ardhsme që do të doni të zbuloni tiparet e atyre që ju rrethojnë, të shihni duart e tyre.