Në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur puna për zgjerimin e saj, dhe po ashtu ka nisur edhe zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar video nga ky operacion, ku thotë se pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera të qytetit.

“Me fillimin e punimeve  për zgjerimin dhe rindërtimin e  autostradës Tiranë-Durrës, ka nisur zhvendosja e të gjitha pemëve , të cilat do të mbillen në hapësirat e Parkut të Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera. Shiko këtë video për të mësuar më shumë”, thekson Veliaj.