Pas rikthimit të qeli, Gjykata u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 3 personave pranishëm në vendin e krimit ku i riu Denis Meçe dyshohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Progën, ngjarje e ndodhur 10 gusht në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit. 

Tre dëshmitarët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga.  

Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.   

Mbrëmjen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ndërsa autori u largua nga vendngjarja.   

Ai u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.