Një banesë në fshatin Piskupat të Pogradecit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Mësohet se flakët kanë dëmtuar edhe një banesë ngjitur.
Paraprakisht, shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia, ndërsa fatmirësisht, brenda ndërtesës nuk kishte persona në momentin e rënies së zjarrit.
Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por si duket ka një incident pasi zjarrfikëset nuk kanë ujë për të shuar flakët.
“S’ka presion thotë ai, ku di unë. A ka tuba ujë? Po qëpar kishte ujë” dëgjohen të thonë disa persona.





