Një tragjedi është shmangur në urjërat grek në Kalamata. Mësohet se një anije ku udhëtonin 81 emigrantë 48 burra, 12 gra dhe 21 të mitur rrezikoi të mbytej. Ngjarja, siç bëhet me dije nga roja bregdetare, ka ndodhur mesditën e së dielës. Anija u ankorua në farin e Kalamatës dhe me asistencën e varkës së pasagjerëve “PANAGIA THALASSINI”. 

Gjithashtu njëri prej të shpëtuarve është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Kalamatës, pasi kishte pësuar frakturë të gjymtyrëve të poshtme. Sipas deklaratës së tyre, ata ishin nisur me varkë në orët e para të mëngjesit të datës 10.09.2024 nga një pikë e panjohur në bregdetin turk pranë qytetit FETHIYE, me destinacion Italinë. Dhe çdo emigrant kishte paguar rreth 8500 dollarë për transportin e tyre.

Ndërlohë Autoriteti Qendror Portual i Kalamatës, i cili po kryen hetimet paraprake, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kufirit Detar (DAPTHAS) kanë kryer arrestimin e katër personave si trafikantë. Ata u arrestuan për “Hyrje të paligjshme në vend”, “Trafikim të paligjshëm të të huajve”, “Organizata kriminale” dhe “Ekspozimi i jetës në rrezik”.