Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Më 12 korrik, në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e parë ndaj ish-kryeprokurorit, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg.

Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.

Gjatë mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish-prokuroria e krimeve të rënda.