Si duket temperaturat e larta nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi ynë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik mësohet se ditën e nesërme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mbrëmjes vranësirat vijnë në shtim mesatare dhe hera-herës të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Ndërkohë, termometri pritet që të shënojë deri në 30°C

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 23°C, në zonat e ulëta 9 deri 30°C, në zonat bregdetare 14 deri 29°C.