Kjo që shihni në foton më sipër është anija “Libra” e Marinës Italiane, e cila ka mbërritur në brigjet e Shqipërisë, ku pritet të ankorohet në portin e Shëngjinit për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.
Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata do vendosen në qendrën e Gjadrit, ku është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.
Për të pritur grupin e parë të emigrantëve në pamje ka edhe prezencë të policisë shqiptare.